×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Ekonomik në Davos

    Takimi me kryeministrin bullgar, Kurti e falënderon për mbështetjen në liberalizimin e vizave

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 14:22

    Në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim dypalësh me kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve.

    Në takimin e tyre, kryeministri Kurti dhe ai bullgar Denkov kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

    Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!