×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenti francez

    Takimi me Vuçiqin në Pallatin Blenheim, Macron kërkon zbatimin e marrëveshjeve dhe themelimin e Asociacionit

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 9:00

    Presidenti francez, Emanuel Macron ka kërkuar hapa drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Macron ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet. Kështu bëhet e ditur në një njoftim të presidencës franceze, pas një takimi që Macron ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në ë Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Evropian në Blenheim të Mbretërisë së Bashkuar.

    “Kreu i Shtetit i përsëriti presidentit Vuciq gjithashtu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidencës franceze.

    Presidenti i Republikës në fund kujtoi lidhjen e Francës me marrëveshjet e Dejton-Parisit si dhe me unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!