×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Ohër, Lajçak: Mosmarrëveshja do të përçonte mesazh shumë negativ

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 20:54
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

    Pritjet nga takimi Kurti-Vuçiq në Ohër, sipas emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, janë të mëdha.

    Duke folur për rezultatet që mund të dalin nga 18 marsi, Lajçak tha se arritja e marrëveshjes për aneksin e implementimit do të ishte mesazh i fuqishëm dhe pozitiv, por se mosmarrëveshja do të përçonte mesazhe shumë negative te ndërkombëtarët, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Le të jemi të qartë, arritja e marrëveshjes në Ohër do të përçonte një mesazh shumë të fuqishëm dhe pozitiv në mbarë botën dhe do të ketë ndikim shumë të madh në qëndrimin e Kosovës dhe Serbisë karshi Bashkimit Evropian, shteteve anëtare dhe partnerëve tanë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara” u shpreh Lajçak në ATV.

    “Dhe, mosmarrëveshja mund të jetë pasojë e dy gjërave: së pari që ne kemi punuar shumë dhe frymë konstruktive por na nevojitet më shumë kohë dhe në këtë rast do të vazhdojmë të punojmë pa vonesa, ose nuk kemi arritur marrëveshje sepse njëra palë apo të dyja palët nuk kanë pasur vullnet për të arritur marrëveshje dhe po e pengonin procesin, dhe kjo do të përçonte një mesazh shumë negativ”, tha tutje.

    Lajçak shtoi se komuniteti i ndërkombëtarëve është shumë i investuar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Sipas tij, nëse njëra palë refuzon të nënshkruajë, do të përballet me pengesa në rrugën drejt integrimit evropian.

    “Dhe në këtë mënyrë, kjo do të thotë se pala ose palët nuk janë të gatshme për normalizim, kjo do të thotë se ato injorojnë faktin se kjo ndërlidhet ngushtë me rrugëtimin e tyre evropian dhe më pas shtetet anëtare të BE-së do të arrinin në konkluzionet e tyre sepse vendimi për të reaguar në mënyrë negative është në duart e shteteve anëtare dhe Shteteve të Bashkuara, dhe jo të ndërmjetësve, por nuk dua të elaboroj në skenarin negativ”, tregoi Lajçak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!