×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Thaçi-Walker, nuk ishte siç u paraqit dje në media

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:21

    U tha se Walker nuk i dha dorën Thaçit, por video e plotë tregon se ai përveç dorës, presidentit kosovar i kishte dhënë edhe një përqafim të ngrohtë


    Dje përmes një videoje të manipuluar, u raportua se ambasadori William Walker kishte refuzuar t’ia japë dorën presidentit Hashim Thaçi në një restorant në Shtime, pas homazheve me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.

    Kjo video e shkëputur nga konteksti dhe e prerë qëllimshëm për t’u dukur sikur nuk ia ka zgjatur dorën ishte publikuar për herë të parë në rrjete sociale nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes, Arsim Rama.

    Por, në videon e plotë shihen se pas përqafimit të ngrohtë të presidentit Thaçi me ambasadorin Walker, dytë i lëvizin duart dhe kjo pjesë ishte shkëputur në mënyrë selektive dhe tendencioze.

    Ambasadori Walker i kishte treguar botës për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak, ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!