×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Bislimi-Lajçak, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 19:06

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar sot në Bruksel me Emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.


    Lajmin e ka bërë të ditur Lajçak në llogarinë e tij në Twitter, gjersa ka njoftuar se është biseduar edhe për çështjen e dialogut.

    “Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën përpara”, shkroi Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!