×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen ekspertët e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 18:57

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se delegacionet e ekspertëve të të dy vendeve kanë zhvilluar takimin e dytë të grupit punues për çështjen e targave të automjeteve.

    Lajçak thotë se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve, ndonëse ka inkurajuar që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve.

    “Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!