×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Kurti dhe Osmani, flasin për sfidat që i presin

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 14:10

    Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kandidaten për Presidente, Vjosa Osmanin.


    Sipas njoftimit Osmani uroi Kurtin për detyrën e re dhe biseduan për sfidat që i presin.

    “Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani.Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave. Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Vjosa Osmani dje ka takuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kanë diskutuar për çështjen e presidentit, ndërsa kanë bërë të ditur se do të takohen sërish ditët e ardhshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!