Ndërmjetësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimit jo-formal që po mbahet në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.
“Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mirë që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi]”, thuhet në njoftim.
Lajçak gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin ky i fundit tha se pati një “bisedë të këndshme”.
“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, shkroi i pari i Serbisë në ‘Twitter’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.