×
  • Lajme
  • Lajme / Tiranë

    Takohen Sveçla dhe Balla, dakordohen për bashkëpunim në luftimin e migracionit të paligjshëm

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 12:45

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

    Ministri Sveçla, u takua në Tiranë me homologun e  tij, bashkë me menaxhmentin e Policisë së dy shteteve, para takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.

    Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve, ata trajtuan rezultatet e arritura në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit, duke e parë këtë si një vizion për një rajon më të sigurt.

    “Ministri Sveçla theksoi se në bashkëpunimet tona, kemi marrë vendime për hapa konkrete dhe projekte për përparimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike, me qëllim të forcimit të sigurisë dhe goditjes së fuqishme të grupeve kriminale.

    Bashkarisht të dy ministrat në këtë takim u dakorduan për nevojën e vazhdimit dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit të paligjshëm, duke siguruar prezantimin e rezultateve të këtij bashkëpunimi në takimin e ardhshëm të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe. Gjithashtu, u vendos që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, thekson njoftimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!