×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Takoi Presidenten Osmani në New York, Ruto tregon pritjet e tij nga dialogu

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 23:00

    Presidenti i Kenisë, William Ruto, ka shkruar për takimin që pati sot në Neë York me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Ruto përmes një njoftimi ka dhënë mesazhe për dialogun. Dhe, ndonëse ende nuk e njohin Kosovën, ai i është referuar si shtet më vete, shkruan Reporteri.net.

    Keniani Ruto beson se dialogu do të çojë në një zgjidhje të favorshme për të dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë.

    “Kenia vlerëson iniciativën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të gjetur një përgjigje të përhershme për grindjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne besojmë se kjo përpjekje bashkëpunuese premton për një rezultat të favorshëm për njerëzit e të dy vendeve”, ka shkruar ai.

    Ndërkaq siç bëri të ditur Presidenca, në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

    Në të njëjtën kohë, Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!