Ka filluar takimi ndërmjet dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.
Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares gjermane si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, po vizitojnë Kosovën pas vizitës që i bënë zyrtarët amerikanë, ku edhe ata zhvilluan takime me krerët e vendit, shkruan Reporteri.
Ndryshe duhet përkujtuar se dy zyrtarët gjermanë kanë zhvilluar një takim edhe me presidentin, Hashim Thaçi, para se të takoheshin me Haradinajn.
Ndërkohë, zyrtarët shtetëror të Kosovës pritet të dalin me një konferencë për shtyp, që të njoftohet lidhur me ato që u bisedua gjatë takimit.
Ndryshe, këshilltarët e Merkel pas takimit në Prishtinë, pritet të vazhdojnë për në Beograd për të zhvilluar takime të rangut të njëjtë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.