×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa po i shkakton Serbisë 1 milion euro humbje në ditë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 12:34

    Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave Serbe në nëntor të vitit të kaluar. Serbia që në fillim të këtij vendimi të qeverisë së Kosovës kërkoi nga Bashkimi Evropian që të largohet taksa ndaj mallrave të saj  dhe ende po vazhdon të insistojë për të.

    Ndërkaq zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha, transmeton Reporteri.net

    Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

    Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajiq i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

    “BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

    Lajmi.net kishte raportuar më herët për mallrat serbe që pavarësisht taksës, gjinden me të madhe në territorin e Kosovës.

    Tash e disa kohë, SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.

    Lidhur me këtë, në Prishtinë kanë ardhur disa delegacione nga Amerika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!