×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa prej 15 euro në kufirin me Malin e Zi nuk është hequr, kosovarët presin në radhë për ta paguar

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 11:59

    Dje gjatë ditës është raportuar se Mali i Zi ka marrë vendim që të largohet taksa kufitare me Kosovën prej 15 eurosh.


    Mirëpo, kjo taksë është ende është në fuqi.

    Reporteri.net ka siguruar disa foto nga kufiri me Malin e Zi, ku një numër i madh i kosovarëve presin për të paguar polisën prej 15 euro.

    Me përmirësimin e motit dhe hapjes së sezonit turistik, shumë prej tyre kanë marrë rrugën për në Mal të Zi, mirëpo ditën e sotme janë përballë me pritje të gjata për të paguar këtë polisë.

    Ndryshe, taksa prej 15 eurosh pritet të hiqet në fillim të muajit qershor.

    Ko është konfirmuar mbrëmë nga drejtori i turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!