×
  • Lajme
  • Lajme

    Tanjug: Takimi në Bruksel përfundoi pa marrëveshje, nuk dihet nëse vazhdohet nesër

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 21:59
    Zyrtari i një zyreje fiktive të ashtuquajtur "zyra për Kosovë" në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Petar Petkoviq, kryesues i delegacionit të Serbisë në dialog me Kosovën ka thënë se ende nuk është arritur marrëveshje për targat ndërmjet dy vendeve dhe se nuk dihet nëse pala serbe do të marrë pjesë në takimin e nesërm.


    Kështu shkruan mediumi serb “Tanjug”.

    Më herët, delegacioni i Beogradit konfirmoi për Tanjug se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me palën e Prishtinës gjatë bisedimeve të sotme.

    Petkoviq nuk dha deklarata për mediat dhe delegacioni i Beogradit në këto negociata nuk mund të konfirmonte nëse bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë nesër.

    Kujtojmë që sot në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë.

    Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka njoftuar se marrëveshja nuk është pranuar nga pala serbe.

    Sipas Bislimit draft-marrëveshja përmban këto pika:

    1. Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre, do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës. Njësitë e KFOR do të qëndrojnë në vendkalimet kufitare afërsisht dy javë dhe mund të largohen nga vendkalimet pastaj në rast të qetësimit komplet të situatës.

    2. Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës. Rrjedhimisht nga dita e hënë parashihet që asnjë qytetarë i Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë më nevojë të vendosë tabela të përkohshme gjatë kalimit në territorin e shtetit tjetër.

    3. Do të krijohet një grup punues me objektiv gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth targave, bazuar në standarded dhe praktikat e BE-së. ky grup do ketë 6 muaj kohë për të mundësuar kalimin në zgjidhjen e përhershme, me çka edhe kufizohet afati i zbatimit të sistemit me afishe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!