×
  • Lajme
  • Lajme

    Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 22:53

    Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, ka ngritur shqetësime mbi një dokument të paraqitur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke thënë se nuk e ka parë dhe nuk e ka nënshkruar kurrë atë.

    Tara ka theksuar se dokumenti në fjalë, i datuar në vitin 2019, përmban intervista të tij që ai i kishte dhënë në atë kohë.

    Megjithatë, ai thekson se në dokument përmendet edhe një takim i supozuar me një punëtore të UNMIK-ut në vitin 2001, të cilin ai e mohon kategorikisht.

    “Unë nuk e kam parë kurrë atë dokument dhe nuk e kam nënshkruar. Kam kërkuar të ma sjellin, por nuk e kanë bërë. Nëse ky dokument del në opinion, ai mund të përdoret nga armiqtë jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit tonë”, ka thënë Tara, në Debat Plus.

    Ai e konsideron këtë dokument një rrezik serioz për Kosovën, duke pohuar se ai mund të përdoret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës.

    Sipas Tarës, ky dokument është nënshkruar nga hetuesit e tij në Hagë dhe mund të shpërndahet lehtësisht, duke u keqpërdorur për qëllime politike dhe juridike kundër Kosovës.

    “Ky dokument është fshehur dhe tani është shfaqur papritur. Mua më kanë përshkruar si tradhtar i kombit, por ajo që më shqetëson më shumë është se ky dokument rrezikon pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!