×
  • Lajme
  • Lajme / FOTO

    Të armatosur rëndë e të maskuar, Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal serb që sulmuan policinë në veri

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 12:43

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot.

    Në fotografi shihen persona të maskuar, të uniformuar e me vetura pa targa.

    Kurti ka thënë se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje atyre që të dorëzohen para organeve të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri ka thënë se ata janë të pajisur rëndë me pajisje ushtarake dhe ndodhen rrotull Manastirit në Banjska. Kurti ka thënë se kriminelët, ekezekutorët dhe urdhërdhënësit e tyre, do të dështojnë, do të kapen dhe do të gjykohen e dënohen.

    “Sulmet mbi Policinë tonë janë duke vazhduar, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë një e kanë plagosur një tjetër. Njerëz të pajisur rëndë me pajisje, ushtarake dhe maska janë rrotull manastirit në Banjska të Zveçanit. Përveç xhipave që i kanë, siç shihet kanë edhe një autoblindë aty. Ata paraqesin një formacion të organizuar që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë, por unë u bëj thirrje të të dorëzohen. Kosova është vend demokratik dhe cenimet e tilla të kushtetuetshmërisë janë të patolerueshme”, ka thënë Kurti në një konferencë për media. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!