×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dhënat për të infektuarit dhe të vdekurit nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 7:55

    Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 590 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.


    Nga ky numër, 1 mijë e 394 janë shëruar, kurse 48 të tjerë kanë ndërruar jetë.

    Thaçi sonte u drejtohet qytetarëve për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja
    Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 148 sosh.

    Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 551 raste.

    Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 319 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

    Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 9 viktima, ndërsa ka 276 raste të konfirmuara pozitive.

    Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!