Tri lagje të Prishtinës, Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së diel, prej orës 10:00 deri në orën 18:00, për shkak të punimeve në një gyp magjistral.
KRU “Prishtina” përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e diel) do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.
Në njoftim thuhet se realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
“Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë”.
Më tej në njoftim thuhet se kur ka punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në kroje duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.