Tre të dyshuar të tjerë për coronavirus janë lajmëruar sot në Klinikën Infektive në QKUK.
Të dyshuarit, dy femra dhe një fëmijë, kanë ardhur nga vendet të cilat po ballafaqohen me coronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj – Berisha.
Ajo ka shtuar se të dyshuarit nuk kishin simptoma të virusit por për shkak të ardhjes nga zonat ku janë të prekur me corona kanë shkuar për testim.
Klan Kosova merr vesh se njëra nga të dyshuarat për coronavirus është një 19 vjeçare shtatzëne, e ardhur para tri javësh nga Italia.
Rezultatet pritet të dalin ndërkohë, ndërsa të njëjtit aktualisht po mbahen të izoluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.