×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuar për vrasjen e 56 civilëve serbë në Bosnje-Hercegovinë, arrestohen gjashtë persona në Sarajevë dhe Gorazhdë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 10:41
    Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) e Bosnje-Hercegovinës

    Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) e Bosnje-Hercegovinës ka arrestuar gjashtë persona në zonën e Sarajevës dhe Gorazhdës mbi dyshime të bazuara për “krime lufte kundër popullatës civile”, raportuan mediat boshnjake, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Të dyshuarit u arrestuan në dyshime për krime në fshatin Joshanica të Foças, 17 kilometra larg qytetit, ku 56 njerëz të nacionalitetit serb ishin vrarë.

    Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në sulme ndaj fshatrave si dhe kryerje të krimeve kundër popullatës si komandues dhe anëtarë të Brigadës së Vishegradit të Ushtrisë së Republikës së Bosnje-Hercegovinës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Për këtë rast u krye hetim i gjerë nga prokuroria boshnjake me disa agjenci dhe institucione policore partnere, si dhe grumbullimi i një sasie të madhe provash për krimin e kryer dhe autorët.

    Pas hetimit penal, të dyshuarit nga SIPA do të sillen në ushtruesin e detyrës së zyrës së prokurorit të shtetit, i cili do t’i marrë në pyetje të dyshuarit dhe më pas do të marrë vendim për aktivitetet e mëtejshme në këtë rast, njoftoi Zyra e Prokurorisë së BeH-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!