×
  • Lajme
  • Lajme / Vendos Gjykata

    Të dyshuarit se rrahu për vdekje gruan e tij i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 19:34

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Prishtinës, duke ia vazhduar masën e paraburgimi të pandehurit D.ZH., deri më 29 tetor 2024, i cili dyshohet se kishte rrahur gruan e tij deri në vdekje.

    “Të pandehurit D.ZH iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, e cila masë do të zgjasë deri me datë 29.10.2024”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    Ndryshe, ngjarja kishte ndodhur më 31 korrik 2024 në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, ku i dyshuari e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, M.ZH. Për këtë ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”./Betimi për Drejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!