×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    “Të gjitha përpjekjet për zgjidhje janë të mirëseardhura” – Çeku flet për takimin e Presidentes me partitë

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 21:21

    Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se ftesa e Presidentes Osmani është përpjekje për ta zhbllokuar situatën politike, por përgjegjësia qëndron mbi të gjithë deputetët.

    Ai tha se se të gjitha përpjekjet për të ofruar zgjidhje duhet të jenë të mirëseardhura, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Unë besoj se të gjitha përpjekjet për të ofruar zgjidhje duhet të jenë të mirëseardhura. Ne duhet ta shqyrtojmë këtë kërkesë në Lëvizjen Vetëvendosje në momentin që ajo vjen dhe të shohim se cila është rruga më e mirë për të ecur përpara, por deri tash ne nuk është se vetëm po shkojmë në këto seanca çdo 48 orë dhe e po e provojmë të njëjtën. I kemi bërë disa përpjekje, po bëjmë përpjekje por natyrisht që duhet të kuptohet se kjo është përgjegjësi e të gjithëve . Kjo përpjekje për ta portretizuar fituesin si të vetmin që e ka për obligim që ta konstiuojë Kuvendin është një narracion i gabuar.”, tha ai.

    Sipas Çekut, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, partitë politike nuk kanë treguar vullnet për lëvizje nga pozicionet e tyre.

    “Ne deri tash i kemi bërë disa përpjekje për të ofruar zgjidhje, alternativa dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë, e cila është një situatë e papëlqyeshme, duhet pranuar, por megjithatë është një situatë për të cilën kam përgjegjësi të njëqind e njëzet deputetët e zgjedhur, pra po flasim edhe për vetë Kushtetutën edhe për aktgjykimet e Kushtetutës edhe për një letër të Presidentes në fillim të përpjekjes për konstituim, është përgjegjësi e të gjithëve. Prandaj edhe zgjidhja duhet të gjendet aty, brenda, në Kuvend,” , tha Çeku në emisionin CONTEXT në ATV,.

    Ai shtoi se përpjekja e fundit për ta zgjidhur krizën ishte ideja për një votim të fshehtë në Kuvend.

    “Ne kemi bërë disa përpjekje edhe për dialog politik me grupet politike të përfaqësuara në Kuvend. kemi pasur ose refuzime për të ulur dhe për të biseduar ose takime të cilat nuk kanë dhënë rezultate, pra refuzim total për të lëvizur nga ky pozicion. Përpjekja jonë e fundit është votimi i fshehtë, pra një mundësi që vullnetet të jenë totalisht të lira,” deklaroi Çeku.

    Presidentja lëviz pas ftesës së PDK-së, i hap rrugë takimit të liderëve për zgjidhjen e krizës institucionale

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!