×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha që u panë dhe u thanë për fluturimin Prishtinë-Bazel

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 9:23

    Ishin nisur për në Bazel të Zvicrës, me një aeroplan të një kompania bullgare. Por ky udhëtim i tyre ishte shndërruar në një tmerr të vërtetë.


    Dhe tmerri nuk ishte e vetmja gjë që pasagjerët kishin përjetuar. Disa prej tyre edhe kishin marrë lëndime trupore, për të cilat janë dërguar edhe në spital.

    Kjo gjë u ka ndodhur disa pasagjerëve të cilët kishin vendosur që ditën e diel të hipnin në një aeroplan në Aeroportin e Prishtinës, për të shkuar në Bazel të Zvicrës.

    Tmerri i përjetuar

    Disa nga pasagjerët kanë rrëfyer për tmerrin e madh që kanë përjetuar gjatë natës së kaluar, ata kanë thënë se kanë shikuar vdekjen me sy gjatë atyre minutave, dhe se ulja emergjente e aeroplanit për ta është sikur të lindin për herë të dytë.

    Në mesin e 121 pasagjerëve ishte edhe edhe Mirjeta Basha-Ramadani nga Komuna e Suharekës, e cila për Telegrafin ka pohuar se gjatë incidentit janë dëgjuar bërtima të mëdha nga burrat, gratë dhe fëmijët.

    Ajo ka treguar për Telegrafin, se gjatë fluturimit ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar djegie gjatë këtij incidenti të ndodhur rreth orës 20:00, natën e kaluar.

    E kujt është përgjegjësia?

    Pas incidentit që ka ndodhur, është deklaruar edhe kompania ajrore bullgare (AKL Airlines).

    Në një përgjigje elektronike të dhënë nga kjo kompani për Telegrafin, thuhet se gjatë fluturimit aeroplani ka pasur disa turbulenca, dhe se për këtë është lajmëruar kontrolla ajrore, të cilët edhe kanë dhënë leje për të ndryshuar nivelin e fluturimit.

    AKL Airlines, ka theksuar se ulja e aeroplanit është bërë normalisht pa pasoja për aeroplanin dhe ekuipazhin, dhe se ndihma mjekësorë është kërkuar menjëherë pas uljes dhe se dy udhëtarë janë dërguar për në spital, për shkak se kanë qenë më të lënduar.

    Për incidentin e ndodhur gjatë fluturimit të aeroplanit Boeing, ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

    Përmes një njoftimi për media, AAC kanë bërë të ditur se kanë kontaktuar me zyrtarë të kësaj kompanie ajrore dhe se kanë kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.

    Ndërkohë në pamjet e publikuar nga vetë pasagjerët shihen dëmet që janë shkaktuar nga turbulencat. Aty shihen rripat e sigurisë që janë këputur, dhe mbrojtëset e karrigeve që po ashtu që janë thyer. Gjithashtu dhe gjësendet e ndryshme të udhëtarëve që janë thyer dhe rrëzuar mbi kokat e pasagjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!