Koalicioni AAK-PSD në këto momente po mban tubim elektoral në Prishtinë.
Në këtë tubim po marrin pjesë një numër i madh i përkrahësve të AAK-së, mirëpo ajo që bie në sy është se të gjithë pjesëmarrësit mbajnë plisa në kokë, duke mos përjashtuar këtu as kandidatët për deputetë nga radhët e këtij koalicioni, shkruan Reporteri.net.
Para elektoratit ka folur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se tashmë nuk ka dyshim se koalicioni AAK-PSD do të jetë fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Të pranishmëve pritet t’u drejtohet edhe kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.