Dyshohet se katër persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur që nga mesnata në QKUK.
Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.
Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë mbledhur të gjithë udhëheqësit e QKUK-së, përfshirë edhe drejtoreshën, e cila pritet t’i drejtohet publikut për atë se çka është duke ndodhur në Infektivë.
Nga mëngjesi i sotëm, forca të shtuara të policisë janë vërejtur në oborrin e QKUK’së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.