12:32 – Policia e Kosovës ka arritur në QKUK ku janë dërguar punëtorët e Qendrës së Numërimit dhe Rinumërimit të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia.
KTV raporton se forcat policore nuk po lejojnë askënd që t’i afrohet Klinikës Infektive.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KTV-në se Policia posedon informata të tilla për helmim, por për detaje në këtë fazë ka rekomanduar që pyetjet të adresohen në KQZ dhe tek autoriteteve shëndetësore.
KTV-ja raporton se 9 persona janë në infektivë, derisa gjendja e tyre është stabile. Megjithatë, ata janë të shqetësuar.
E edhe në emergjencë ka zyrtarë policorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.