Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën nga ora 11:00, ku ndër pika të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe diskutimi për Ligjin e Pagave.
Kështu u mor vendim gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 13 dhjetor.
“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.
Ndërkaq, shefi i GP, të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh i kënaqur se gjatë kësaj seance do të diskutohet për Ligjin e Pagave në sektorin privat.
“Në këtë seancë do të diskutohet një çështje shumë e rëndësishme, atë të Pagave në sektorin publik”, tha Tahiri.