×
  • Lajme
  • Lajme

    Të martën borë edhe në viset e ulëta, bien temperaturat

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 16:59

    Të martën reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta.


    Në pjesën e dytë të javës kthjellime, e në mëngjes me ngrica, njofton Prishtina Weather.

    2.12 – Kryesisht vranët. Në mëngjes ngrica, e ditën më butë. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu

    3.12 – Ftohtë. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në reshje bore. Ditën vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Deri në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet pushojnë.

    4.12 – Ftohtë dhe me ngrica në mëngjes. Paradite pjesërisht vranët, e ditën priten kthjellime dhe intervale me diell.

    5.12-6.12 – Të enjten ftohtë dhe me grica në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Të premten pas mëngjesit me ngrica, ditën pjesërisht vranët.

    Temperaturat e ajrit të martën do të pësojnë rënie të lehtë edhe nën vlera mesatare, e më pas do të rriten gradualisht. Minimalet do të zbresin nga -2C dhe 0C, deri në -5C, e maksimalet ditën e hënë do të rriten deri në +8C, e ditën e martë do të zbresin në +2C.

    Të hënën do të fryejë erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e nga dita e martë erë mesatare nga verilindja 4-8m/s.

    Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!