×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Të martën paralajmërohet protestë gjithëpopullore për vrasjen e Liridona Ademajt

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 14:24

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore të martën e 4 dhjetorit, së solidarizimin me të ndjerën, Liridona Ademaj, vrasja e së cilës dyshohet se i inskenua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Protesta fillon nga ora 18:00, në sheshi “Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

    “Sot ishim te Pallati i Drejtësisë, me rastin e seancës për përcaktimin e paraburgimit për Naim Murselit, G.P dhe K.K, vrasës të Liridona Ademajt. Ne shprehëm revoltën tonë dhe e paralajmëruam protestën tonë gjithëpopullore e cila do të bëhet të martën, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ju ftojmë të gjithave/ëve në organizim dhe solidarizim mbarëkombëtar. Në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë”, thuhet në njoftim e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!