Përparim Rama të martën e 7 dhjetorit do ta marrë detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.
Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.
Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi dy ditë më parë se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës.
Kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind, ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.
Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.
Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.