×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë e PDK-së mbledhin ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 12:47

    Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar grumbullim të ndihmave elementare si rroba dhe batanije në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë Kosovën.


    Prej orës 12:00, RDK po pret njerëz të vullnetit të mirë që t’u dalin në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

    “Rinia Demokratike e Kosovës organizon grumbullim të ndihmave elementare (rroba/batanije etj) në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës nëpër Kosovë. Me lutje në zemër veprojmë bashkë për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Nga ora 12:00, mirëpresim secilin prej jush dhe ju falënderojmë nga zemra për ndihmën tuaj”, thuhet në njoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!