×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Të shtëna armësh në Prishtinë, nuk raportohet për të plagosur

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 23:21

    Një plagosje që ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme, dyshohet se është shkak për gjuajtjen me armë rreth orës 21:40 në Prishtinë.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se gjuajtja me armë ka ndodhur në dy lokacione në rrugën “Bedri Shala”.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga të shtënat  nuk ka të lënduar.

    ” Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha ajo për Reporteri.net.

    Ahmeti tha se detuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.

    Lexo edhe: 

    Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!