Në orët e mbrëmjes të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë – Vushtrri.
Policia thotë se me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë dhe disa gëzhoja.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’’’, thuhet në njoftim.