Janë publikuar pamje nga qendra e qytetit të Podujevës, ku një person dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

Siç raportohet ka edhe persona të plagosur.

Reklamë

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.