×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë, policia jep detaje

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 23:15

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një lokal në Fushë Kosovë në orët e mbrëmjes.


    Rasti ka ndodhur rreth orës 21:25, teksa një person i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

    Ai ka shtuar se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!