×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, arrestohen dy persona

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 15:01

    Sot në Obliq afër një market dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri, derisa të njejtit janë arrestuar nga policia e Kosovës.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Sot rreth orës 12:40 Policia ka pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri afër një marketi ne Obiliq. Menjëherë njësitë policore te stacionit policor Obiliq, kanë dal në vendin e ngjarjes me që rast kanë lokalizuar dy të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë sjell në Stacion Policor për procedura të tjera”, ka bërë të ditur Hoxha.

    Sipas zëdhënësit të policisë, në vend të ngjarjes është gjetur një armë e gjatë e cila dyshohet se është përdorur për gjuajtje.

    “ Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e gjatë AK-47,e cila dyshohet se është përdorur. Deri në këto qaste nuk kemi te raportuar ndonjë person të lënduar”, ka bërë të ditur policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!