Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sërish në komunën e Vushtrrisë, saktësisht në fshatin Stanoc.
Mediat po raportojnë se nga të shtënat me armë kanë mbetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua.
Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë një deklaratë nga Policia e Kosovës, por të njëjtit s’janë përgjigjur.
Edhe mbrëmë Vushtrria u trondit nga vrasja e një 19-vjeçari, ku për këtë u arrestua po një moshatar i tij B.D.
Prokuroria e Mitrovicës sot ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se dorasi ka pranuar veprën gjatë intervistimit, por që motivet e vrasjes s’dihen ende.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet, tha zëdhënësi Valon Preteni për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.