×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Telefonoi policinë dhe raportoi rrejshëm për një vrasje, arrestohet një burrë në Gjakovë

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 22:30

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, meqë i njëjti ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar rrejshëm për një vrasje në fshatin Ramoc.

    Rastin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor rajonal i policisë në Gjakovë. Ai tha se i dyshuari në momentin e raportimit nuk ka pranuar të jap identitetin e tij.

    “Ne e kemi parë si të dyshimtë këtë informacion, por s’kemi mundur ta injorojmë për shkak të ndjeshmërisë së raportimit. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar edhe me banorët e këtij fshati dhe nuk ka rezultuar ashtu siç ishte raportuar rasti. Më pas i jemi kthyer hetimeve edhe për personin e dyshuar i cili e ka raportuar rastin. Kemi arritur ta identifikojmë dhe ai është arrestuar. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe rasti është hapur si “Deklarim i rremë”, deklaroi ai për Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!