HRT ka paralajmëruar zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë.
Televizioni kroat HRT ka paralajmëruar zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë.
“Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet parlamentare, të pestat në 12 vitet e fundit”, deklaroi udhëheqsja që po paralajmëronte kronikën, derisa prapa saj ishte shfaqur flamuri i Serbisë, shkruan “Index.hr”.
Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Mediat serbe po ashtu kanë transmetuar lajmin duke shtuar se: “Kroacia ka befasuar serbët por edhe mbarë botën”, me veprimin e bërë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.