Radio Televizioni Shtetëror i Serbisë ka shënuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi teksa në një program kanë ftuar kriminelët e dënuar të luftës, Nikola Sainoviq dhe Vladimir Lazareviq të cilët thonë se nuk janë përgjegjës për krimet lufte ndaj civilëve shqiptarë.
Dy kriminelë lufte të dënuar, ish-zëvendëskryeministri jugosllav Nikola Sainoviq dhe gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Vladimir Lazareviq, u paraqitën në transmetuesin publik të Serbisë, Radio-Televizioni i Serbisë(RTS) të martën në mbrëmje dhe mohuan që ata të kryen krimet për të cilat ishin dënuar.
Sainoviq dhe Lazareviq ishin mes të ftuarve në programin diskutues të RTS ‘Upitnik’ (i cili përqendrohej në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi në 24 Mars 1999.
Aleanca ushtarake perëndimore filloi sulmet e saj ajrore në një përpjekje për ta bindur Presidentin Jugosllav Slobodan Millosheviç të përfundojë fushatën e tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përfshiu spastrimin e gjerë etnik. Por ndërsa bombardimet vazhdonin, forcat e Millosheviçit kryen një seri masakrash ndaj civilëve shqiptarë etnikë.
I pyetur në lidhje me këto krime gjatë programit RTS, Sainoviq këmbënguli “ato ishin akte nga individë”, për të cilat autoritetet jugosllave nuk mund të mbanin përgjegjësi.
“Dikush duhej të paguante për këtë dhe ne paguam,” shtoi ai.
Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dënoi Sainoviqin me 18 vjet burg dhe Lazareviqin me 14 vjet për vrasjet, dëbimet dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në 1999.
Por Lazareviç mohoi eksodin masiv të qindra mijëra shqiptarëve etnikë që u larguan nga Kosova në pranverën e vitit 1999 për të shmangur vrasjeve nga trupat dhe policia Jugosllave.
I pyetur në lidhje me refugjatët shqiptarë etnikë, Lazareviç tha për RTS: “Ne e dinim se ata do të sajonin një eksod”.
Sainoviq u la i lirë në gusht 2015 pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij, dhe Lazareviq në dhjetor 2015.
Të dënuar gjithashtu për të njëjtat krime ishin gjeneralët e Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq dhe Dragoljub Ojdaniq dhe gjenerali i policisë serbe Sreten Lukiq.