×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura më e lartë e javës në Kosovë, do të arrihet nesër

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 13:36

    Kosova gjatë së mërkurës do të arrijë temperatura maksimale të cilat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti i nxehtë dhe me vapë do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

    “Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius” thuhet në njoftimin e IHM-së.

    Sipas IHM-së nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!