Kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë parashihet moti edhe ditën e enjtë.
Përreth viseve malore pritet të zhvillohen vransira të pakta lokale. Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, derisa maksimalet shkojnë deri në 35C e 36C, lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 37C. Era frynë e lehtë nga veriu e veriperëndimi 2-5m/s, njofton Prishtina Weather.
Vala e të nxehtit do të vazhdojë të përfshijë vendin më tutje duke shkuar nga fundjava. Paraqiten kushte kryesisht me kthjellime e diell.
Nga fundjava përreth pjesëve malore mund të ketë zhvillime të vransirave, që më vonë pasdite të sjellin kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 37C, lokalisht edhe 38C e 39C. Erërat fryjnë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 3-9m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.