×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 38 gradë

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 7:04

    Shumë nxehtë të premtën. Maksimalet 35C e 38C.
    Mot shumë i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.

    Përgjatë fundjave mbetet mot shumë i nxehtë, megjithëse të shtunën maksimalet zbresin në 33C e 35C. Do të ketë zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe në mbrëmje mund të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth zonave malore. Nga dita e hënë sërish mot kryesisht me kthjellime e diell.

    Prej ditës së diel temperaturat rikthehen në 35C e 37C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s. Nga dita e diel më pas ndryshon drejtimin në jugore e jugperëndimore, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!