Kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë parashihet moti për ditën e premtë në vend.
Pasdite më vonë nga pjesë perëndimore të vendit mund të depërtojnë vransira, që përreth zonave malore në atë pjesë mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullimë, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale 17C deri 20C, e maksimalet shkojnë deri në 35C e 36C, lokalisht deri në 37C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.
Vapa afrikane do të vazhdojë ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale deri në 36C e 37C, e lokalisht të arrinë vlera prej 38C e 39C. Në fundjavë paraqiten kushte për zhvillime të vransirave, që orëve të pasdites përreth viseve malore mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu e bubullima./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.