×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Video

    Tensione mes kryetarëve në mbledhjen e Asociacionit të Komunave

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 13:12

    Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është përcjellë me tensione në mes të disa kryetarëve të komunave.

    Në videon e publikuar  kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

    Lidhur me incidentin ka bërë reagim kreu i Kamenicës, Kadri Rrahmiaj, duke pretenduar se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK.

    Postimi i tij i plotë:

    Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total

    Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK-së.

    Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si:

    1. Mungesa e transparencës,
    1. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK,
    2. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!