Policia e EULEX-it pas më shumë se dy orësh bastisje kanë nxjerrë të prangosur nga zyret e OVL-UÇK-së, kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati.
Gucati është arrestuar dhe pritet që të dërgohet në Hagë, shkruan Reporteri.net.
Në momentin kur Gucati është nxjerrë nga zyret e OVL-UÇK-së aty janë mbledhur një numër i madh i veteranëve.
Ata kanë fishkëllyer dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë, që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX-it disa minuta më parë.
Reporteri.net me të nisur aksioni, raportoi me burime se policët special të EULEX’it pritet të kryejnë arrestime gjatë aksionit në OVL-UÇK dhe një nga të arrestuarit pritet të jetë kryetari Gucati.
Arrestimi i tij u konfirmua edhe nga avokati Tomë Gashi, pak pasi Reporteri.net raportoi për ngjarjes.
Bastisja në zyrat e OVL-UÇK-së vjen një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.
Ndryshe, nga OVL-UÇK kanë akuzuar EULEX-in se policët e tyre po kryejnë bastisje pa asnjë urdhër legal. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.