×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të ik nga Pallati i Drejtësisë, arrestohet i kërkuari për dhunë në familje

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 14:52
    Fotografi ilustruese.

    Hetuesit policor të stacionit të Podujevës, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, e kanë arrestuar një person i dyshuar për një rast të dhunës në familje, pasi i njejti ka tetnuar të ik.


    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

    Policia thotë se personi i dyshuar U. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur me datën 21.08.2021, në fshatin Bervenik të Podujevës”.

    Njoftimi i policisë:

    Arrestohet një person i kërkuar për veprën dhunë në familje

    Prishtinë, 25 gusht 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

    Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, përkundër tentativave për ikje, është arrestuar një person i dyshuar.

    Personi i dyshuar:

    – U. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur me datën 21.08.2021, në fshatin Bervenik të Podujevës.

    I njëjti me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, për veprën dhunë në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!