×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 22:28

    Para pak minutash ka ndodhur një tërmet në Kosovë.


    Sipas ‘CSEMEMSC Last Quake’ ky tërmet ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi.

    Dridhjen e tokës e kanë ndjerë banorët e Ferizajit dhe të Prishtinës.

    Fuqia e tërmetit ishte 3.2 shkallë të Rihterit dhe e epiqendra e tij ishte në regjionin e Prishtinës.

    Zyrtarë të Qendrës Sizmologjike të Kosovës kanë thënë për KosovaPress se tërmeti ka ndodhur në ora 22:13 dhe se mund të ketë pasgoditje të nivelit më ulët.

    Ata thonë se nuk ka vend për panik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!