×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmet i fuqishëm në rajon, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 14:37

    Një termet i fuqishëm me intensitet prej 3,4 sipas shkallës së Rihterit ka goditur Shkupin, lëkundjet u ndjen edhe në Kosovë.


    Po ashtu dridhjet nga ky tërmet janë ndier edhe në Serbi.

    Reagime të shumta ka pasur dhe nga persona të ndryshëm në Kosovë, të cilët kanë thënë se lëkundjet janë ndjerë mjaftë shumë në vendin tonë.

    Reporteri.net ka kontaktuar drejtorin e Institutit Sizmologjik të Kosovës,   Shemsi Mustafa, për të pyetur për këtë termet, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje.

    Kujtojmë se edhe në muajin e kaluar një tërmet që goditi Maqedoninë, u ndje jashtëzakonisht shumë edhe në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!