×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmeti që u ndje në Prizren dhe Dragash, epiqendër kishte Fushë Arrëzën

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 18:25

    Veriu i Shqipërisë dhe një pjesë e jugut të Kosovës janë përballur sot me një termet që ka arritur shkallen e riterit deri në 4.4, në epiqendër.


    Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë Fushë Arrëza në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.

    Tërmeti është ndjerë fortë edhe në dy zona të Kosovës, në Prizren dhe Dragash, që ndodhen jo shumë larg me kilometra, nga epiqendra e këtij tërmeti.

    Tërmeti, sipas faqes të specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, është ndjerë në ora 15:37.

    Nuk raportohet ende nëse kanë shkaktuar ndonjë dëm këto dridhje tërmeti në Kosovë e Shqipëri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!